Partizani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Endri Çelaj (2004).

Futbollisti i lindur në Tiranë sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së MariboritSlloveni ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin që do ta mbajë tek “Demat” për dy sezonet e ardhshme deri në 30 qershor 2024.

Sulmuesi 170 cm i gjatë gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të moshave te disa skuadra të njohura si PSG dhe Verona, me Partizanin që e ka bërë publik lajmin për transferimin e tij me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale.