Alexandre Pato (1989) ka marrë vendim që karrierën e tij ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi brazilian kishte mbetur futbollist i lirë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur ishte ndarë me Sao Paolon.

Shumë oferta në drejtim të lojtarit, por braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin amerikan.

Orlando City është skuadra që ka fituar garën për shërbimet e brazilianit i cili ka nënshkruar kontratë 12 mujore me këtë klub.

Pato u kërkua me ngulm edhe nga skuadra tjetër amerikane Inter Miami, por në fund zgjodhi Orlandon, klub ku ka luajtur më parë shoku i tij Ricardo Kaka.

31-vjeçari synon që me karrierën e tij të pasur t’i ndihmojë ekipit amerikan të fitojë titullin në MLS.