Roma ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Pedro Rodriguez (1987), i cili u largua nga Chelsea si lojtar të lirë pas 5 sezoneve të kaluara në Londër.

Giallorossët konfirmuan marrëveshjen me sulmuesin anësor i cili sot ishte në kryeqytetin italian, ku i kreu edhe testet mjekësore.

Spanjolli do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me klubin, që do ta mbajë të lidhur deri në qershor 2023.

“Jam i kënaqur që jam këtu në Romë. Jam i entuziazmuar për këtë sfidë dhe do të garoj për të arritur objektivat tona gjatë sezoneve të ardhshme. Dua të falënderoj fansat për mirëseardhjen që më dhanë. Shpresoj t’i bëj ata të lumtur “, ishin fjalët e para të tij me fanellën verdhekuq.