Hertha Berlin ka zyrtarizuar sulmuesin, Krzysztof Piatek (1995) që vjen nga AC Milan për 27 milionë euro.

Polaku firmosi një kontratë deri në qershor 2025 dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës të klubit gjerman.

Krzysztof është një sulmues tepër i rrezikshëm i cili tashmë ka treguar cilësinë dhe syrin e tij për gol në nivelin më të lartë në Serie A me AC Milan, si dhe me skuadrën e tij kombëtare. Sulmi ynë menjëherë do të përmirësohet në cilësi me këtë nënshkrim”, ka thënë drejtori sportiv, Michael Preetz.

Jam shumë i lumtur që u bë ky transferim. Mënyra se si po kalon ky klub më ka bindur vërtet se kjo ishte lëvizja e duhur për mua dhe jam shumë i entuziazmuar të luaj me shokët e mi të ri të skuadrës”, ka deklaruar polaku mjaft i lumtur me transferimin e tij në kryeqytetin gjerman.