Diskutohej prej kohësh dhe në fund mbërriti edhe firma. Trajneri Stefano Pioli (1965) rinovon kontratën me Milanin deri në  30 Qershor 2023, me opsion edhe për një vit tjetër.

Italiani do të fitojë 3.2 milionë euro që me bonuse shkojnë deri në 4 milionë euro në sezon, dyfishi i 2 milionë eurove aktualë.

Trajneri, të cilii duhej t’i skadonte kontrata në qershor 2022, vazhdon kështu rrugëtimin e tij në krye të projektit të kuqezinjve.

Nënshkrimi erdhi së bashku me të gjithë drejtuesit e kuqezinjve: nga presidenti Scaroni te Maldini, Massara dhe CEO Gazidis.

56 vjeçari mori drejtimin e klubit në tetor 2019 dhe i ktheu kuqezinjtë në Champions League pas 7 vitesh nga hera e fundit. 

Fjalët e tij të para pas rinovimit:

Fotografia e fundit është më e freskëta, më e bukura sepse është e fundit por shpresoj që pas kësaj do të ketë shumë të tjera. Ne duam të jemi ambiciozë dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme”.

Vjen edhe komenti i Gazidis për rinovimin e trajnerit:

Është një proces hap pas hapi. Nuk duhet menduar shumë larg vetëm me ëndrra. Stefano tani shkon në Milanello për punë dhe kjo është thelbësore për përparimin tonë. Mos flasim shumë e për ëndrra, le të flasim për punën. Stefano është perfekt për të përfaqësuar vlerat e klubit.”

Më pas shprehet Maldini:

Ne nuk bëjmë kontratë vetëm me trajnerin Pioli, por me njeriun. Ka respekt dhe harmoni absolute mes palëve“.