Marseille sonte ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll Pol Lirola (1997) nga Fiorentina, me mbrojtësin që kthehet pasi kaloi gjysmën të sezonit të kaluar në huazim në klub.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me OM, duke u bërë nënshkrimi i pestë i ekipit.  Lirola kthehet pasi gjysmën e sezonit të kaluar ai luajti me Marseillem 17 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 4 asiste.

Skuadra e Ligue 1 do të paguajë 6.5 milionë euro, një tarifë e cila më pas do të dyfishohet nëse përfshihen bonuset.