Wenderson Rodrigues do Nascimento Galeno, i njohur Galeno (1997) është tashmë një lojtar i FC Porto.

Anësori i majtë brazilian u transferua nga SC Braga në këmbim të 9 milionë eurove dhe nënshkroi kontratë me Dragonjtë për katër sezone e gjysmë, pra deri në 30 qershor 2026.

Porto ribleu mesfushorin, i cili kështu ribashkohet me klubin bardheblu pas dy vitesh e gjysmë në shërbim të SC Braga.