Klubi nga Kosova, Prishtina ka njoftuar dy transferime gjatë ditës së sotme.

Prishtina ka zyrtarizuar sot (e enjte) transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç i (1997) i lindur në Split, i cili vjen nga klubi slloven, NK Krsko.

Gjithashtu qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova (1999) kalon nga Hajduku i Splitit si huazim te Prishtina.

Është vet klubi kryeqytetas që ka bërë publik këto transferime me anë të rrjeteve sociale.