Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin me portugezin Vitinha (2000) nga Porto për 41.5 milionë euro.

Mesfushori qendror ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare deri në 30 qershor 2027 me kryeqytetasit.

I rritur te FC Porto, Vitinha iu bashkua kampionëve në fuqi portugezë në moshën 11-vjeçare. Më pas ai evoluoi në kategoritë e të rinjve përpara se të bënte ndeshjen e tij të parë me ekipin e parë në janar 2020, gjatë një çerekfinaleje të Kupës së Portugalisë, kundër Varzim SC.

Lojtari vendas i Santo Tirso u huazua te klubi anglez i Premierligës Wolverhampton në fillim të sezonit 2020-21. Për eksperiencën e parë jashtë vendit, mesfushori luajti 22 ndeshje me “Ujqërit”.

I rikthyer në klubin e tij stërvitor verën e kaluar, Vitinha mori pjesë në 47 ndeshje këtë sezon, në të gjitha garat, dhe me “Dragões” arriti dyfishin e Kampionatit të Kupës së Portugalisë.

Pasi kaloi nëpër të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve, 22-vjeçari u bë një ndërkombëtar portugez gjatë play-off-it për Kupën e Botës 2022 marsin e kaluar. Ai tani ka 3 përzgjedhje me Portugalinë.