Paris Saint-Germain ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Osumane Dembele (1997) nga Barcelona për 50 milionë euro.

Futbollisti francez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2028 me klubin parizien.

Kampioni francez ka vazhduar përforcimet e mëdha gjatë këtij afati kalimtar duke konfirmuar edhe transferimin e tetë.

Pas emrave të mëdhenj si Milan Skriniar, Lucas Hernandez, Marco Asensio dhe Goncalo Ramos, PSG ka njoftuar edhe ardhjen e një lojtari të njohur.

Bëhet fjalë për Dembelen, i cili është konfirmuar si transferim i ardhur nga Barcelona.

Ousmane Dembele i është bashkuar Paris Saint-Germain nga FC Barcelona. Kampioni i botës, i cila do të mbajë numrin 23, ka nënshkruar për 5 sezone”, – shkruan në njoftimin e PSG-së.

Jam i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germain dhe mezi pres të luaj për klubin tim të ri, tha Ousmane Dembélé. Shpresoj që të vazhdoj të rritem këtu dhe t’i bëj krenarë të gjithë tifozët e klubit.” , – ishin fjalët e para të francezit.