Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey (1990), është zyrtarizuar si lojtar i klubit skocez, Rangers.

31-vjeçari i bashkohet klubit të ri si huazim për 2 milionë stërlina (2.4 milionë euro) deri në fund të sezonit nga Juventusi me të drejtë blerjeje për 4.6 milionë stërlina (5.6 milionë euro) të tjera.

Pagën e futbollistit do ta paguajë juventusi edhe për pjesën e mbetur të sezonit, i cili do të veshë fanellën me numrin 16 te Rangers.

“Jam vërtet i kënaqur që i jam bashkuar një klubi si Rangers, ku ka shumëçka për të vepruar nga tani deri në maj. Kam pasur disa oferta në tabelë, por asnjëra nuk krahasohej me madhështinë e këtij klubi, me futbollin evropian dhe mundësinë për të luajtur para 50.000 tifozëve secilën javë. Kam pasur biseda fantastike me trajnerin dhe Ross Wilson, dhe mesi pres të bashkëpunoj me të dy dhe t’i takoj tifozët”, – ka thënë Ramsey në fjalën e tij si lojtar i klubit skocez.