Mesfushori i talentuar hungarez Dominik Szoboszlai (2000) ka kompletuar transferimin te RB Leipzig nga RB Salzburg.

Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Milan, Lazio, Arsenal e Tottenham Hotspur ishin në garë për lojtarin, por gara është fituar nga RB Leipzig që ka paguar klauzolën e lojtarit prej 20 milionë euro.

Lojtari është prezantuar në ambientet e klubit gjerman ku ka zgjedhur edhe fanellën me numër 17.

Szoboszlai ka nënshkruar kontratë afatgjate për katër vite e gjysmë me skuadrën gjermane RB Leipzig.