Mesfushori Aurelien Tchouameni (2000) është lojtar i ri i Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme.

Los Blancos ka arritur marrëveshje me Monaco për transferimin e tij, i cili do të kushtojë rreth 80 milionë euro plus bonuse deri në 20 milionë euro të tjera.

Futbollisti francez, bëhet përforcimi i dytë i Los Blancos për sezonin e ardhshëm.

Real Madridi e kishte Tchouamenin në radar që nga viti i kaluar, por riaktivizoi operacionin pas refuzimit të Kylian Mbappe për të nënshkruar me madrilenët.

Të martën e ardhshme, më 14 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City , do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Aurélien Tchouameni.

Fillimisht lojtar i ri i bardhezinjve do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore.