Është zyrtarizuar më në fund marrëveshja mes Interit dhe Real Madridit për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi (1998).

Pas dy viteve të kaluara si i huazuar në Borussia Dortmund, Hakimi është shitur përfundimisht te Interi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit për shitjen e lojtarit.

“Real Madrid dhe Inter Milan kanë rëndë dakord për shitjen e Achraf Hakimit.
Klubi dëshiron ta falënderojë Achrafin për të gjitha këto vite përkushtim, profesionalizëm dhe sjellje shembullore që kur erdhi në akademinë tonë në vitin 2006 dhe i uron fat të mirë në fazën e tij të re”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Hakimi do t’i bashkohet Interit për 40 milionë euro, ndërsa Neroazzurët do të paguajnë edhe pesë milionë të tjera bonuse.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratë afatgjate me Interin deri në qershor të vitit 2025.