Real Sociedad njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për huazimin e Rafinhas (1993) deri ne 30 qershor 2022.

Sociedad e mirëpriti brazilianin në faqen e tyre zyrtare, duke thënë se ai është “një lojtar me shumë cilësi dhe talent që do të forcojë skuadrën”.

28-vjeçari ka një titull të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në 2015 dhe tre tituj të La Ligës në 2015, 2016 dhe 2019 me fuqinë katalanase Barcelonën.

Rafinha gjithashtu fitoi një medalje të artë olimpike me Kombëtaren e futbollit të Brazilit në 2016.