Rennes gjatë ditës së djeshme (e shtunë) ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin e majtë brazilian Dalbert (1993), për të cilin kanë arritur marrëveshje me Interin ku do të paguajë 2.5 milionë euro për huazimin njëvjeçar me të drejtën e blerjes përfundimtare për 10.5 milionë euro verën e ardhshme.

Stade Rennais FC dhe Inter Milan kanë arritur një marrëveshje për huazimin një-sezonal të mbrojtësit të majtë brazilian Dalbert Henrique. 27-vjeçari tashmë e njeh kampionatin francez pasi luajti 40 ndeshje për Nice katër vjet më parë”, thuhet në njoftimin e Rennes.