Sulmuesi anësor gjerman, Marco Richter (1997) përfundoi kontrollet mjekësore në Berlin dhe nënshkroi për Herthën të hënën një kontratë 4-vjeçare deri në 30 qershor 2025.
“Dinamizëm, shkathtësi, tërheqje drejt golit, mentalitet – Marco sjell shumë gjëra me vete. Në moshën 23 vjeç, ai tashmë e ka dëshmuar veten në Bundesliga prej disa vitesh.” , deklaroi drejtori sportiv Fredi Bobic
Hertha pagoi 7.1 milionë euro te Augsburg për Richter, me bonuse mund të shkojë deri në maksimum prej 8 milionë eurosh. FC Augsburg gjithashtu siguron një përqindje në një rishitje të mundshme të Richters.
“Pas viteve të mira në FC Augsburg, doja të merrja një sfidë të re dhe prandaj mezi pres të vij në Hertha. Jam i sigurt se stili im i lojës do të më bëjë një përshtatje të mirë për ekipin “, – deklaroi futbollisti i ri i Herthës.