Roma ka njoftuar se i ka vazhduar huazimin edhe për 1 sezon mesfushorin Henrikh Mkhitaryan (1989) nga Arsenali.

Giallorossët e kishin marrë anësorin armen në formë huazimi nga The Gunners ne verën e kaluar dhe ai Mkhitaryan ka shënuar 6 gola dhe 4 asiste në 19 paraqitje te Roma, teksa tani i kanë vazhduar huazimin edhe për 1 vit.

Jam shumë i lumtur që të vazhdoj qëndrimin këtu edhe për një vit, pasi ende nuk i kam arritur gjërat që dua t’i arrij. Jam duke shikuar përpara që të arrijmë gjëra të mëdha me klubin për të ardhmen.“, ka thënë armeni pas nënshkrimit të kontratës.