Me një pamje nga afër të sulmuesit Paulo Dybala (1993), Roma njofton blerjen e argjentinasit.

“Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2025. Dybala mbërriti në Itali në vitin 2012 te Palermo. Nga viti 2015 ai kaloi te Juventusi, klubi me të cilin fitoi për 5 herë kampionati italian Me 98 gola, Dybala është golashënuesi i gjashtë më i mirë argjentinas në historinë e Serisë A. Dybala do të veshë fanellën me numrin 21. Mirësevini, Paulo! , – shkruhej në shënimin zyrtar  të klubit.

“Ditët që më çuan në këtë nënshkrim ishin një sërë emocionesh: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte, bëri diferencën”, “Po i bashkohem një ekipi në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh. Si kundërshtar e kam admiruar atmosferën që krijojnë tifozët Giallorossi, mezi pres t’i përshëndes me fanellën e Romës”, – ishin fjalët e para të Dybala.

Paulo është një futbollist me statistika botërore, ka fituar tituj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare. Do të sjellë klasin e tij në Romë dhe jam i sigurt se me të do të jemi më të fortë dhe më konkurrues.”, – tha Tiago Pinto

Kontratë trevjeçare plus opsion për të katërtin për një pagë neto bazë fikse prej 4 milionë eurosh, plus 1 milionë euro bonuse lehtësisht të aksesueshme plus 500 mijë euro të tjera bonuse më të vështira.

Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë shkëputjeje prej 20 milionë euro, e cila do të aktivizohet në fillim të vitit të dytë.