Roma ka njoftuar se ka nënshkruar zyrtarisht me anësorin Carles Perez (1998) nga Barcelona.

Spanjolli ka ardhur në huazim 6-mujor për 1 milionë euro dhe Roma do të duhet të paguajë 11 milionë euro për anësorin sulmues nëse arrin një numër të caktuar ndeshjesh, por përfshin edhe klauzola të lidhura me performancën, ku ka bonuse deri në 4.5 milionë euro.

Barcelona gjithashtu ka përfshirë një klauzolë ku në rast shitje, klubi i tyre të pyetet i pari për riblerje.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin me Carles Perez. Anësori sulmues, 21 vjeç, bashkohet nga skuadra spanjolle Barcelona në një marrëveshje fillestare huazimi për një tarifë prej një milion euro.

Marrëveshja gjithashtu përfshin detyrimin për ta bërë transferimin të përhershëm – bazuar në arritjen e objektivave të caktuara sportive – për një pagesë fillestare fikse prej 11 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Romës.