Një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian, Romelu Lukaku (1993) është rikthyer te Chelsea nga Interi për 115 milionë euro.
Lojtari ka qenë pjesën e “Bluve të Londrës” midis viteve 2011 dhe 2014.
Belgu ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në 30 qershor 2026 me skuadrën e Thomas Tuchel.
Lukaku ka luajtur për 8 vjet në Ligën Premier duke shënuar 113 gola.
Sulmuesi belg ka bërë karrierë te West Bromwich Albion, Everton, Manchester United dhe Inter.