FIGC ka njoftuar se klubet në Serie A do të mund të kryejnë deri në 5 zëvendësime për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ky vendim vjen si pjesë e një vendimi të përkohshëm nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i krijuar për të ndihmuar klubet që të rifillojnë edicionet e tyre përkatëse pas pezullimit nga coronavirusit.

Sidoqoftë, një deklaratë e lëshuar nga FIGC, shkruhet se zëvendësimet mund të kryhen në tri intervale.

Në rast se të dy skuadrat ndërrojnë lojtarët në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet një nga tre intervalet.

Nga ana tjetër, klubeve do t’u jepet një mundësi e katërt për të bërë një zëvendësim në Kupën e Italisë nëse ekipet shkojnë në kohë shtesë.

Vendimi do të zgjasë deri në fund të sezonit 2019-20, i cili rifillon më 20 qershor.