Kryeministri i Italisë ka njoftuar se të gjitha evenimentet sportive, përfshirë edhe Serie A-n janë pezulluar shkaku i coronavirusit.

Vendimi u mor pas një tjetër mbledhje të mbajtur dje, derisa 7,958 persona janë infektuar,  duke çuar numrin në 463 persona që kanë ndërruar jetë.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi në një konferencë emergjente për media në këtë mbrëmje se ‘zona e kuqe’ është vendosur kudo në Itali.

Nuk ka më kohë, numri është rritur në karantinë, në kujdesin intensiv dhe në vdekje. Habitë tona duhet të ndryshohen, duhet të sakrifikojë diçka për Italinë tonë. Do të nënshkruajë dekretin e ri. Duhet t’i ikim udhëtimeve të panevojshme derisa nuk e kemi të detyrueshme. Duhet të suspendojmë edhe transportin publik. Duhet të vëmë edhe një siguri të lartë edhe në Serie A dhe evenimentet e tjera që duhet t’i suspendojmë. Të gjithë tifozët duhet të pranojnë këtë”, ka thënë ai.

Do të mbetet të shihet se nëse ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës që zhvillohen në Itali do të luhen pa tifozë.

Ky pezullim do të qëndrojë në fuqi deri më 3 prill, për t’u bërë kështu një vlerësim i gjendjes aktuale.