Shkodran Mustafi (1992) është zyrtarizuar si lojtar i ri te Schalke 04.

Qendërmbrojtësi shqiptar i lindur në Gjermani është larguar nga Arsenal, derisa ka bërë një rikthim në Bundesliga.

Ai ka nënshkruar me gjigantin gjerman Schalke 04, që për momentin po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Ka qenë faqja zyrtare e Schalke 04 që ka njoftuar për afrimin e Mustafit, vetëm pas largimit të Kabak në drejtim të Liverpoolit.

E vetmja gjë që ka njoftuar Schalke 04 është se Mustafi ka nënshkruar një 6 gjashtë mujore me klubin gjerman.

Në njoftim thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord për mos tu zbuluar detajet financiare.