SS Lazio njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat sportive të futbollistit Gustav Tang Isaksen (2001) nga Football Club Midtjylland për 12 milionë euro.

Sulmuesi nga Danimarka ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028 me pagë 1.5 milion euro në sezon.

Danezi, i cili shënoi kundër Biancocelestëve në të dyja ndeshjet e sezonit të kaluar në Europa League, bëri 45 paraqitje me 22 gola dhe 9 asistime sezonin e kaluar.

Gjithashtu ai luan edhe për Danimarkë U21 me të cilën ka 19 paraqitje dhe shënoi 7 gola.

Ai do të veshë fanellën me numrin 18 te Lazio.