Valencia e ka transferuar sulmuesin Patrick Cutrone (1998) nga Wolverhampton Wanderers si formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Ai i kaloi testet mjekësore me sukses dhe janë zhvilluar në të gjitha protokollet për Covid-19.

“Valencia CF kanë arritur një marrëveshje me Wolverhampton Wanderers FC për huazimin e Patrick Cutrone. Italiani do të përfaqësojë klubin deri në fund të sezonit 2020/21 dhe do të bashkohet me skuadrën pasi të kenë përfunduar protokollet anti-COVID-19”, thuhet më tej në njoftim.