Superliga e Portugalisë edhe zyrtarisht do të rikthehet më 4 qershor. Liga portugeze ishte e pezulluar që nga 12 marsi shkaku i shpërthimit të coronaviursit. Kryeministri Antonio Costa kishte konfirmuar se liga mund të rikthehet nga 30 maji dhe ndeshjet të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.
Por, Federata e Futbollit të Portugalisë ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen nga data 4 qershor dhe të përfundohen ndeshjet e mbetura.
Porto kryeson në Portugali me 60 pikë, 1 pikë më shumë se Benfica, ku kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar.