Sulmuesi anësor, Ersi Bode (2006), ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke firmosur kontratë profesioniste me klubin holandez të ADO Den Haag deri në 30 qershor 2026 me opsion edhe për 2 vite të tjera.

Ai ka lindur në 24 shkurt 2006 në Tiranë dhe ka kuajtur në Shqipëri me klubin e të rinjve Internacional Tirana U17. Kjo ishte kontrata e parë si profesioniste për futbollistin që Janar 2022, u largua nga Internacional Tirana, për t’u bashkuar me klubin holandez ADO Den Haag U18.

Ersi Bode është një nga katër lojtarët e Akademisë që drejtuesit e klubit holandez kanë vendosur t’u dhurojnë kontrata profesioniste me ekipin e të rriturve ADO Den Haag që aktualisht garon në divizionin e dytë të futbollit holandez.

Ersi është një diamant i papërpunuar që duhet lustruar. Përfaqëuesi shqiptar i të rinjve mund të mbulojë pozicione të ndryshme në repartin sulmues. Ai është një futbollist kreativ dhe një driblues i shkëlqyer”, – deklaroi Albert van der Dusen, drejtori teknik i ADO Den Haag.