Klubi i Futbollit Chelsea ka përfunduar nënshkrimin e një prej emrave të mëdhenj në futbollin botëror me mbrojtësin qendror Thiago Silva (1984) që bashkohet me një kontratë një-vjeçare, me klubin që mban të drejtën e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.
Që koha e brazilianit si lojtar në Paris Saint-German kishte përfunduar u kuptua në skenën e madhe të finales së Champions League në fundjavë dhe ai ka zgjedhur të kalojë në lampionatin anglez për të vazhduar dhe karrierën e tij.