FC Venezia ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit francez Thomas Henry, (1994), nga OH Leuven i Jupiler Pro League të Belgjikës.

Transferimi i tij kushtoi 5.5 milionë euro dhe futbollisti fitmosi një kontratë deri në 30 Qershor 2024 me klubin nga Serie A.

Henry shënoi 21 gola në karrierë në Jupiler Pro League sezonin e kaluar (golashënuesi i dytë në ligë) dhe ai kishte shënuar 3 gola në 4 javët e para të sezonit në vazhdim para se të përfundonte lëvizjen në Venecia.

Në total, Henry shënoi 45 gola dhe dhuroi 12 asiste në 79 ndeshje në të gjitha garat me OH Leuven gjatë tre sezoneve e gjysmë të fundit.

Henry iu bashkua OH Leuven në Janar 2019 pasi bëri përshtypje me Tubize në divizionin e dytë belg, duke shënuar 11 gola në gjysmën e parë të sezonit 2018/19.

Henry filloi karrierën e tij në Francë me Beauvais dhe Fréjus Saint-Raphaël, dhe fitoi një lëvizje në Ligue 1 me Nantes në 2015. Ai kaloi 1 sezon me Nantes, dhe më pas u nis për në Chambly, ku kaloi 2 sezone, para se të transferohej në Belgjikë.