Pak më parë erdhi deklarata zyrtare nga klubi zikaltër, ku bën të ditur kalimin e anësorit austriak Valentino Lazaro në klubin egranata.

FC Internazionale Milano njofton shitjen e anësorit të djathtë Valentino Lazaro te Torino FC. Një transferim i përkohshëm të anësori austriak i lindur në 1996,  deri në 30 qershor 2023 me të drejtë blerjeje në favor të klubit granata.”

Sipas mediave italiane e drejta e blerjes në favor të klubit granata është 5 milionë euro.

Pagën prej 2 milionë eurosh gjatë vitit në huazim do ta paguajë Torino.

Futbollisti do të veshë fanellën me numrin 19.