Skuadra e Serie A, Torino, njoftoi se ka nënshkruar me sulmuesin belg, Thibo Baeten (2002), i cili vjen në huazim njëvjecar nga klubi holandez NEC Nijmegen, duke përfshirë një mundësi për të blerë.

Sulmuesi, i cili mbushi 19 vjet më 7 qershor, deri më tani ka shënuar 7 gola në ndeshjet zyrtare profesionale, në 25 paraqitje në përgjithësi.