Torino njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Ajax për transferimin e përhershëm të qendërmbrojtësit holandez Peter Schuurs (1999) për 9 milionë euro plus  bonuse deri në 2.5 milionë euro të tjera dhe 15% të shitjes së ardhshme.

Bjondi shtatlartë 191 cm i gjatë do të jetë zëvendësuesi i brazilianit Gleison Bremer që u shit të Juventusi.

Schuurs dha një intervistë të shkurtër për TorinoTV.

Torino është një ekip i madh, me një histori të lavdishme. Ne kishim kontakte për disa kohë, u desh pak durim, por më në fund ja ku jam.  Jam gati.  Dhe unë u them fansave se është koha të shkruajmë një histori të re.”   – ishin fjalët e para të tij me fanellën granata.