Tottenham Hotspur njofton nënshkrimin e qendërmbrojtësit Clément Lenglet (1995) në një huazim njëvjeçar falas nga Barcelona.

Tottenham do të paguajë më shumë se gjysmën e pagës, rreth 6 milionë stërlina (7 milionë euro) të pagës së tij që është 12.2 milionë euro te Barcelona që do t’i paguajë pjesën e mbetur.

I lindur në Beauvais, Francë, Clement e filloi karrierën e tij në Nancy, ku bëri debutimin e tij në shtator, 2013. Titullar i rregullt në moshën 19-vjeçare, ai luajti 34 nga 38 ndeshjet e Nancy në 2015/16 teksa ata fituan titullin e Kategorisë së Dytë Franceze.  dhe promovimin në Ligue 1.

Clement nënshkroi për Sevillan në janar 2017 dhe në 2017/18, u paraqit në 54 nga 59 ndeshjet e klubit andaluzian në të gjitha kompeticionet, duke arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe në finalen e Copa del Rey.

Ai iu bashkua Barcelonës në korrik 2018 dhe ka grumbulluar 159 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar La Ligën në sezonin e tij të parë dhe Kupën e Mbretit në 2021.

I përfshirë në të gjitha nivelet e të rinjve për Francën nga U-16 deri në U-21, Clement bëri debutimin e tij për Les Bleus në qershor 2019 dhe ka 15 ndeshje në emër të tij.