Cristian Romero është një lojtar i ri i Tottenhamit.
Spurs kanë zyrtarizuar ardhjen nga Atalanta të qendërmbrojtësit argjentinas, i lindur në 1998.
Ai do të veshë fanellën me numrin 4, të liruar nga Toby Alderweireld i cili i dha fund lidhjes së tij me Tottenham pas gjashtë sezonesh për të fluturuar në Katar, në Al-Duhail.
Një transaksion me vlerën 50 milionë euro për Romeron që firmosi një kontratë pesëvjeçare deri në 30 Qershor 2026 me klubin anglez.
Romero përshëndet Serinë A pas 3 sezoneve dhe 102 paraqitjeve mes Genoa dhe Atalanta.