Spanjolli Sergio Reguilon (1996) është tashmë një lojtar i ri i Tottenhamit, pasi u transferua ditën e sotme nga Real Madrid.
Mbrojtësi i majtë u largua pasi nuk kishte mbështetjen e trajnerit, Zinedine Zidane, i cili preferon më shumë Marcelon dhe Ferland Mendyn.
Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe besohet se për të kanë paguar 32 milionë stërlina (35 milionë euro).
Mbrojtësi i majtë do të veshë fanellën me numrin 3.