Anësori sulmues holandez Steven Bergwijn (1997) ka kaluar te Tottenham, pasi PSV ka pranuar ofertën e ekipit anglez.

Spurs kanë blerë holandezin ndërkombëtar nga PSV Eindhoven për 25.6 milionë stërlina (30 milionë euro) plus bonuse për zëvendësimin e Christian Eriksen, transferimi i të cilit te Interi i Milanos u përfundua të martën.

Bergwijn shënoi 31 gola në 146 paraqitje për PSV, ku ai fitoi 3 tituj Eredivisie, pasi doli nga ekipi i tyre i të rinjve në 2014.

Steven Bergwijn ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2025 me ekipin londinez dhe do të mbajë fanellën me numrin 23.

Është një transferim i mrekullueshëm, një klub i mrekullueshëm. Çfarëdo që të mundem të kontribuoj, do ta bëj për klubin dhe për këtë skuadër. Është një ëndërr për çdo futbollist të luajë në Premierligë. Atmosfera është e mrekullueshme dhe stadiumet janë gjithmonë të mbushura. Unë dua të shënoj gola, të bëj asiste dhe ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. Sezonin e kaluar u gëzova shumë kur Tottenhami e mposhti Ajaxin dhe shkoi në finale“, ka thënë Bergwijn.