Tottemham Hotspur ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin anësor Arnaut Danjuma (1997) në huazim nga Villarreal deri në fund të sezonit 2022-23 pas dhënies së lejes ndërkombëtare për punë.

Sipas medias angleze The Times për sulmuesin holandez klubi i Londrës ka paguar për huazimin 6-mujor rreth 2.5 milionë stërlina (2.8 milionë euro) dhe ka të të drejtën e blerjes përfundimtare për 27 milionë stërlina (30 milionë euro) të tjera në fundin e sezonit.

I lindur në Lagos, Nigeri, Arnaut filloi karrierën e tij si i ri në Holandë me TOP Oss dhe PSV përpara se të bashkohej me NEC Nijmegen në 2016.

Pasi shënoi 14 gola në 46 paraqitje gjatë dy sezoneve për NEC, ai iu bashkua klubit belg të Club Brugge përpara sezonit 2018/19, duke i ndihmuar ata të ngrinin Superkupën e Belgjikës dhe të shënonin gjashtë gola në 25 ndeshje për ta, duke përfshirë  dy paraqitje në UEFA Champions League.

Arnaut më pas shijoi pë herën e tij të parë Premier Leaguen kur iu bashkua AFC Bournemouth në gusht, 2019. Ai kaloi dy vjet në bregdetin jugor, duke shënuar 17 gola në 52 ndeshje, përpara se të nënshkruante për skuadrën e La Ligës Villarreal në gusht 2021.

Gjatë sezonit të tij të parë me klubin spanjoll, ai ishte një titullar i rregullt në garën e tyre për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, duke shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje në atë kompeticion, ndërsa shtoi edhe 10 gola të tjerë në 23 ndeshje të La Ligës.  Gjatë gjysmës së parë të sezonit aktual, ai shënoi gjashtë gola në 17 ndeshje në të gjitha garat, duke e çuar totalin e tij të përgjithshëm për Villarrealin në 22 gola në 51 ndeshje deri më sot.

Në skenën ndërkombëtare, Arnaut u thirr për herë të parë në ekipin e lartë të Holandës në tetor 2018, fitoi një grumbullim sezonin e kaluar dhe aktualisht ka 2 gola në 6 ndeshje në emër të tij.