Tottenham Hotspur ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e ftubollistit Alejo Veliz (2003) nga Rosario Central, për 15 milionë euro.

Qendërsulmuesi nga Argjentina ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin që do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 36.

I lindur në Gödeken, Argjentinë, Alejo iu bashkua Rosarios në nivelin U-20 dhe përparoi për të bërë debutimin e tij në ekipin e parë në korrik, 2021. Sulmuesi 19-vjeçar bëri gjithsej 62 paraqitje për skuadrën e Primera Division në të gjitha garat, duke shënuar 19 herë.

Në skenën ndërkombëtare, Alejo u paraqit për Argjentinën në Kupën e Botës FIFA U-20 dhe Kampionatin e Amerikës së Jugut U-20 në fillim të këtij viti. Ai ka shënuar 3 gola në 9 paraqitje në atë nivel deri më sot.