UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ka larguar rregullin e njohur për ‘golin e mysafirit’ i cili vlente më shumë sesa një gol i shënuar si vendas.

Dita e sotme (e enjte) ka sjell disa ndryshime të pritura tashmë në futbollin evropian.

“Rregulli i golave ​​jashtë do të hiqet nga të gjitha garat e klubeve të UEFA-s nga sezoni 2021/22. Rastet në të cilat të dy ekipet shënojnë të njëjtin numër golash në të dy ndeshjet tani do të kenë dy pjesë nga 15 minuta kohë shtesë, dhe, nëse kërkohet, penalltitë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.