Manchester City dënohet nga UEFA të mos marrë pjesë për 2 sezone në Kupat e Europës.
Shkak është FAIR-PLAY Financiar.
Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga BBC dhe nga Euronews..
Gjithashtu, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola gjobitet me 30 milionë euro.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë bërë të ditur se klubi do të apelojë vendimin në shkallën e parë të CAS-it.
Gjithashtu, vlen të theksohet se vendimi i UEFA-s ishte i pritshëm për zyrtarët e klubit të Manchester City-t.