Serie A ka njoftuar se edicioni 2020/21 do të fillojë më 19 shtator dhe do të përfundojë më 21 maj të vitit të ardhshëm.

Pas një mbledhje të mbajtur me të gjitha klubet, është vendosur unanimisht që sezoni 2020/21 të fillojë më 19 shtator dhe të përfundohet më 21 maj të vitit të ardhshëm. Në këtë mbledhje janë marrë edhe vendime se si të ketë data të menagjueshme në rast se sërish ndërpritet futbolli dhe se si klubet të respektojnë masat anti-COVID”. thuhet në njoftimin e ligës italiane.

Më poshtë janë përcaktuar se kur hapet afati i transferimeve, shorit i Ligës së Kampionëve, ai i Evropës dhe kur fillojnë ligat evropiane:

  • 4 gusht – Hapet afati kalimtar në La Liga
  • 21 gusht – Finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2019-20
  • 22 gusht – Fillon Ligue 1 2020-21
  • 23 gusht – Finalja e Ligës së Kampionëve 2019-20
  • 1 Shtator – Hapet afati kalimtar në Serie A
  • 12 Shtator – Fillojnë Liga Premier 2020-21 dhe La Liga 2020-21
  • 18 Shtator – Fillon Bundesliga 2020-21
  • 19 Shtator – Fillon Seria A 2020/21
  • 24 Shtator – 2020 SuperKupa e UEFA-s
  • 1 Tetor – Shorti në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve 2020-21
  • 2 tetor – Shorti në fazën e grupeve të Ligës së Evropës 2020-21
  • 5 tetor – mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier, Serie A, Bundesliga, La Liga.