Interi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin gjashtëmujor me të drejtë blerje për 12 milionë euro të anësorit nigerian, Victor Moses (1990).
Moses është lojtar nën pronësi të Chelseas, por në vitin e fundit ishte i huazuar te Fenerbahce në Turqi.
Por, me insistimin e trajnerit Antonio Conte, Moses është bërë një lojtar i ri i skuadrës italiane, Interit.
Është vet Interi që ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me të dy klubet për kalimin e Moses në Giussepe Meazza i cili do të mbajë fanellën me numrin 11.