Villareali ka njoftuar se Francis Coquelin (1991) dhe Dani Parejo (1989) janë lojtarët e tyre më të rinj të cilët kanë ardhur nga Valencia.

Të dy lojtarët kanë kaluar me sukses testet mjekësore, duke iu bashkuar kështu klubit nga La Liga.

“Nëndetësja e verdhë” pagoi 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse për mesfushorin francez Coquelin, ndërsa e mori spanjollin Daniel ‘Dani’ Parejo Muñoz si transferim lirë.