Watford FC ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të majtë të Bregut të Fildishtë, Hassane Kamara (1994).

Futbollisti ka ardhur nga Nice për 4 milionë euro dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në 30 qershor 2025.

27-vjeçari në Ligue 1 të Francës ka bërë 11 paraqitje në ligë këtë sezon duke ndohmuar Nicen të jetë e dyta në renditje aktualisht.

Pasi filloi karrierën e tij në LB Châteauroux Kamara u transferua në Stade de Reims në 2015, ku fitoi divizionin e dytë francez, duke treguar ritmin dhe aftësinë e tij krijuese nga thellësia.

Më shumë suksese pasuan pasi Kamara ndihmoi Reims të kualifikohej në Ligën e Evropës me golat kundër Paris Saint-Germain dhe AS Monaco, të cilat i dhanë atij një vend në Ekipin e Sezonit të Ligue 1 2019/20 si mbrojtës i majtë.

Mbrojtësi i gjithanshëm u transferua në Nice sezonin e kaluar dhe ka vazhduar të bëjë mbi 50 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke përfshirë katër ndeshje në Ligën e Evropës, ku ai shënoi kundër skuadrës gjermane Bayer Leverkusen në dhjetor 2020.

Kohët e fundit, Kamara bëri debutimin e tij për kombëtaren e Bregut të Fildishtë në qershor 2021, duke u shfaqur në një fitore 2-1 ndaj Burkina Fasos.