Watford ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit të Tottenham, Moussa Sissoko (1989) për një tarifë prej 5 milion stërlinash (5.8 milionë euro)

Francezi ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare  deri më 30 qershor 2023 në Vicarage Road.

Sissoko bëhet nënshkrimi i 11-të i ekipit të parë për Watford këtë verë dhe do të konkurrojë për një vend në krah me përforcimet e tjera të mesfushës Imran Louza, Juraj Kucka, Ozan Tufan dhe Peter Etebo.

Mesfushori francez bëri 202 paraqitje për Tottenham që kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2016 nga Newcastle United. Ai ka luajtur 71 herë me Francën duke shënuar edhe 2 gola dhe ishte anëtar i skuadrës së Didier Deschamps në Euro 2020.