Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum (1990), i cili vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë.

Ai ndiqej edhe nga Barcelona, por klubi francez, PSG ishte më bindësi për të fituar garën për transferimin e Wijnaldumit në Parc des Princes.

Tashmë, PSG me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka konfirmuar holandezin si lojtarin e tyre më të ri.

Mirësevjen Gini”, është njoftimi i PSG-së i bashkangjitur me një video të shkurt.

PSG gjithashtu njofton se marrëveshje me Wijnaldum është trevjeçare deri në qershor të 2024.