Sulmuesi gjerman Lukas Nmecha (1998) është transferuar nga Manchester City te Wolfsburg për 8 milionë euro.

Qendërsulmuesi vitin e fundi luajti në huazim te Anderlecht ku shënoi 18 gola në 37 ndeshje.

Nmecha ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin gjerman deri në 30 Qershor 2025.

Sipas raportimeve klubi anglez ka të drejtën e riblerjes për 12 milionë euro.