Mbrojtësi i djathtë portugez Nelson Semedo (1993)i  është bashkuar skuadrës së Nuno Espirito Santo nga gjigandët e Ligës dhe mund të bëjë debutimin e tij kundër West Ham të Dielën

Wolves kanë përfunduar nënshkrimin e tij nga Barcelona për 27.6 milionë stërlina (30 milionë euro ) plus 9 milionë stërlina (10 milionë euro ) të tjera në formë bonusesh.

Unë zgjodha Wolves sepse është një ekip shumë i mirë që luan futboll shumë të mirë. Vitin e kaluar ata bënë një sezon shumë të mirë dhe është një ekip shumë i rëndësishëm në Angli, edhe në Evropë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë gjëra shumë të mira.” tha Semedo për faqen e internetit të klubit.