Wolverhampton ka arritur të marrë nga FC Porto sulmuesin e talentuar portugez Fabio Silva (2002).
Kostoja e transferimit është 35.6 milionë stërlina (40 milionë euro), shifër që e bën blerjen më të shtrenjtë të klubit.
Sulmuesi debutoi me Porton në moshën 17 vjeç e 22 ditë duke u bërë më i riu në historinë e klubit.
Portugezi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Premier League dhe do të mbajë fanellën me numër 17.